Klopp thotë se futbollistët e tij humbën shumë raste ndaj Newcastle!
Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Newcastle, duel ky që i takoi xhiros së 16’të në Premierligë.
Ky duel u mbyll pa gola në 0:0 edhe pse me shumë raste për shënim sidomos nga klubi i Liverpoolit, shkruan IndeksOnline
E për këtë trajneri Klopp ishte i nervozuar pas ndeshjes, ku tha i gjithë faji se pse ata nuk e fituan këtë takim ihste numri I rasteve të humbura.
“Mos shënimi i golave është një shqetësim vetëm kur ju nuk krijoni raste. Ndërsa, kur ju e bëni atë, është vetëm çështje e momentit. Kur ju vazhdoni të krijoni, edhe do të shënoni”, u shpreh ai.