Pas reshjeve të mëdha të shiut, stadium i Istogut “Demush Mavraj” bëhet “liqen”!
Mbrëmë në gjithë territorin e Kosovës kishte reshje të mëdha të shiu, ku në disa qytete pati edhe vërshime.
Istogu i njohur si qytet, i cili preket më shumë nga fatkeqësitë natyrore si erërat e forta, këtë herë u vërshua nga shiu i rrëmbyshëm, shkruan IndeksOnline
Nga pamjet që ka siguruar IndeksOnline, shihet se stadiumi i Istogut, “Demush Mavraj” është përmbytur nga shiu dhe të jepë përshtypjen e një “liqeni” të vërtetë.