Ja shohin sherrin një videoje të postuar në rrjetet sociale, arrestohen tre persona afër Malishevës

Janë arrestuar tre të dyshuar në Tërpezë të Malishevës pasi që në bazë të një videoincizimi të postuar në rrjetet sociale, gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri.
Nga ta janë konfiskuar dy pistoleta me gaz dhe një fishek, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/