75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / k.v

LIVE/ Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 09 e 30 kishte marë informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

“Menjëherë njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete”, ka thënë për IndeksOnlinen, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë pajonale të Prishtinës.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen./IndeksOnline/