20 milion dollarë nga koncerti online!

Ditët e para të mbylljes gjatë muajt mars shërbyen për shumë yje të muzikës ndërkombëtare që të krijonin hite, edhe pse nga dhomat apo të gjitha hapësirat e tjera të shtëpive të tyre. Megjithatë fundi i 2020-s solli shumë pak prodhime në fushën e artit.
Në nëntor, “Studioja 2054” e Dua Lipës vendosi që të transmetonte live një koncert e organizuar në mënyrë mjaft të thjeshtë vetëm me disa balerinë për shkak të pandemisë.
Koncerti kushtoi 1.5 milionë dollarë dhe zgjati pesë muaj për t’u organizuar. Gati 284 mijë bileta arritën që të shiteshin në mënyrë virtuale. Megjithatë 2020-a ishte një sukses i vërtetë për bukuroshen shqiptare dhe e gjitha kjo lidhet me albumin e ri “Future Nostalgia”.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për reperin amerikan Travis Scott. Ai fitoi vetëm 20 milionë dollarë për një koncert të vetëm, nëntë minutash, gjatë këtij prilli. Por pandemia e Covidit-19 i anuloi atij edhe turneun e përvitshëm, nga i cili fiton më shumë se 53.5 milionë dollarë.
Ndërkaq Adele dhe Rihanna janë të vetmet këngëtare, të cilat nuk kanë publikuar asnjë këngë apo album të ri për shumë kohë dhe me shumë gjasë edhe 2021-a mund të mbyllet njësoj. Pasi nxori shtatë albume Rihanna e ktheu vëmendjen e saj tek gjërat e tjera si moda, produktet e kozmetikës, duke dhuruar donacione për njerëzit që janë duke vuajtur me Covid-19 duke u shkëputur për një kohë shumë të gjatë nga muzika.
Megjithatë muzika live do të kthehet me shumë gjasa deri në Pashkë, ose mbase gjatë verës, pasi duhet që të gjithë njerëzit të vaksinohen dhe turnetë muzikorë t’i rikthehen normalitetit.
Fillimisht, të paktën, distancimi shoqëror do të zbatohet në ambiente të mbyllura, me mbajtjen e maskës të detyrueshme. Testet e shpejta Covid-19 në portat e festivaleve janë një tjetër alternativë e cila do të zbatohen si për këngëtarët dhe për fansat.
Po ashtu edhe filmat muzikalë që janë edhe më fitimprurësit në fushën e kinematografisë presin që të rikthehen në 2021-n, por producentët duan që të ato të transmetohen në kinema dhe jo në platforma.