75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Dhurata Dora shkëlqen me paraqitjen e fundit për natën festive

Dhurata Dora ka publikuar imazhe ku duket tejet bukur.

Këngëtarja e dashur për publikun, Dhurata Dora, ka vendosur t`i përgëzoj fansat për vitin e ri.

Dhurata është mjaft aktive në rrjete sociale dhe nata e mbrëmshme nuk ishte diçka ndryshe.

Dhurata hyri në Instagram për t`iu uruar fansave të saj një vit me lumturi dhe dashuri teksa edhe falënderoi ata për mbështetjen e dhuruar.

“Urime viti i ri. Po shpresoj qe ky vit perkunder te keqijave ju ka sjelle edhe dicka te mire. Faleminderit prej krejt juve per mbeshtjen qe ma keni ofru dhe fale juve kom arrit me perfundu vitin 2020 ne kete menyre. Gezuar 2021, dashni, lumturi dhe mbi te gjitha shendet per krejt neve”, ishte postimi i plotë i Dhuratës.