75 Mall Live Search
18:44 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Zyrtare: Prishtina largon tre futbollistë nga skuadra

Skuadra e Prishtinës ka larguar tre futbollistë nga ekipi.

Lajmin e ka kofirmuar drejtori i ri i FC Prishtinës, Fisnik Kërçeli në ueb sajtin zyrtarë të ekipit, transmeton Indeksonline.

“Ajo çfarë mund të konfirmoj deri më tani është se nga klubi janë liruar portieri Ivan Jeliç, Nikson Mema dhe Ahmed Raddaoui. Gjithmonë në sinkronizim të plotë me trajnerin e klubit dhe në takime të vazhdueshëm do të shqyrtojmë edhe largime të tjera të cilat trajneri nuk i sheh si pjesë të planeve të ekipit.”

“Gjithashtu ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë që të arrijmë ndonjë përforcim.”

“Mirëpo duke e ditur se afati i janarit është mjaft kompleks dhe shumica e lojtarëve janë nën kontrata,  sigurisht se ne do të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt. Por, për çdo përforcim eventual do të jemi të sigurt se ai përforcim do të ndikojë direkt në përmirësimin dhe avancimin e lojës që aplikon trajneri me ekipin”, përfundoj ai./Indeksonline/