Qëllohet për vdekje një gazetar afgan

Një gazetar afgan është qëlluar për vdekje në një pritë makine në provincën qendrore Ghor të Afganistanit.
Ky është profesionisti i pestë nga media që u vra në vend brenda një periudhe dymujore, shkruan Reutersi.
Emri i të ndjerit 28-vjeçar ishte Bismellah Adel Aimaq – kryeredaktor i stacionit të radios Sada-e-Ghor (Zëri i Ghor).
Deri tani asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e kryer.