75 Mall Live Search
10:57 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Zbulues i “Tulipanit Shqiptar”/ Koronavirusi i merr jetën biologut të njohur

Covidi-19 i ka marrë jetën një tjetër figure të shquar në Shqipëri.

Besnik Hallaçi, ishte një biolog dhe ambientalist i njohur dhe në rang kombëtar njihej edhe si zbulues i “Tulipanit shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit”.

Ai prej dy javësh ishte i shtruar tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim për virusin.

Për ndarjen e tij nga jeta së fundmi ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici. A ka shprehur ngushëllime për humbjen e biologut Besnik Hallaci. Gjici në faqen e tij shkruan:

“Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta, në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe të biologut të njohur kuksian, Besnik Hallaçi. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’ua shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve kuksianë. U prehsh në paqe!.”