75 Mall Live Search
11:33 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Ramos mungon, Hazard nga minuta e parë, formacionet e mundshme të ndeshjes, Real Madrid-Celta Vigo

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja midis Real Madridit dhe Celta Vigos.

Për të dyja skuadrat kjo është ndeshja e parë e vitit 2021, transmeton Indeksonline.

Mediat në Spanjë tashmë kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Sergio Ramosi, do të mungojë te Real Madridi, por pritet të startojë belgu, Eden Hazard.

Ky pritet të jetë formacioni i Real Madridit sonte: Courtoisi, Carvajali, Varane, Nacho, Mendy, Modriqi, Casemiro, Kroosi, Vazquezi, Benzema, Hazardi.

Kurse te Celta Vigo nuk ka ndonjë mungesë për t’u veçuar. Kjo pritet të jetë 11-shja startuese: Blanco: Mallo, Araujo, Murillo, Olaza; Mendezi, D. Suarezi, Tapia, Nolito, Mina, Aspasi./Indeksonline/