75 Mall Live Search
13:28 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Reagon Presidenca për vizitën në Shqipëri: Tetë anëtarë të delegacionit morën nga 39 euro mëditje

Në mediat kosovare sot u raportua që u.d. e presidentës, Vjosa Osmani ka marrë 1 mijë euro gjatë qëndrimit treditor.

Rreth kësaj reagoi Osmani duke quajtur si të pavërtetë këtë lajm, transmeton Indeksonline.

Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës përmes një komunikate ka reaguar duke treguar se në viztën treditore ishin tetë anëtarë dhe kanë marrë nga 39 euro mëditje.

“Kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak për një vizitë zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjatë qëndrimit treditor në Shqipëri, u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, nuk i ka marrë 1 mijë euro mëditje.

Në delegacionin zyrtar kanë qenë tetë anëtarë, të cilët siç përcaktohet me ligj, kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar shumën prej 1 mijë eurosh.

Kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak për një vizitë zyrtare.

Do të jemi transparentë për secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh. Ndaj do të shihet se kabineti i Osmanit ka shpenzuar shumëfish më pak sesa kabinetet paraprake./Indeksonline/