75 Mall Live Search
15:43 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Mosha dhe vendbanimi i 4 personave të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, më i riu 33 vjeç

IKShPK në ora 15:00 publikoi të dhënat për koronavirus në 24 orët e fundit në vend.

229 raste të reja u shënuan, kurse fatkeqësisht, 4 persona humbën jetën si pasojë e Covid 19, transmeton Indeksonline.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)./Indeksonline/