75 Mall Live Search
18:17 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Mërgimtarët përballen përsëri me pritje të mëdha, në kufirin Kroaci-Slloveni

Kosovarët të cilët kishin zgjedhur vendlindjen si destinacion për të kaluar festat e fundvtit, po përballen me kolona të mëdha gjatë kthimit në shtëpi.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet një numër i madh i veturave duke pritur në kufitin Kroaci-Slloveni.

Sipas të dhënave deri më tani mërgimtarët janë duke u përballur me pritje deri në tri orë.

Kujtojmë, se shumica e mërgimtarëve nuk kishin mundësi të vinin për pushime verore në Kosovë për shkak të përhapjes së Covid19./IndeksOnline/