75 Mall Live Search
21:49 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / B O

“MARCA”: Reali arrin akordin me Alaban

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për yllin e Bajernit, David Alaba.

Sipas prestigjiozes “Marca”, austriaku ka arritur akordin me Realin e Madridit për transferimin tek galaktikët .

Marrëveshja pritet të mbyllet në ditët në vijim. Për sa i përket kontratës, ajo do të jetë 4- vjeçare. Alaba do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, gjithmonë nëse akordi i arritur finalizohet me sukses.