75 Mall Live Search
23:28 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Këta janë tre personat që u plagosën sonte në Pejë, njëri në gjendje kritike

Melos Rrustemi nga fshati Strellc ka plagosur sonte rreth orës 21:00, tre persona në Pejë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se të plagosurit janë Shaban Dobra, Fisnik Dobra dhe Andi Dobra.

“Shabani është babai i Andit, kurse Fisniku djali i vëllaut”, bëjnë të ditur tutje burime të IndeksOnline.

Njëri nga tre të plagosurit është nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi gjendja e tij cilësohet të jetë tejet e rëndë.

Ndryshe, pak më parë IndeksOnline ka raportuar se M.RR, edhe është prangosur nga policia e Kosovës./IndeksOnline/