75 Mall Live Search
16:45 / E Diele, 03 Janar 2021 / kutia

Gratë e hekurta të Policisë së Kosovës

Është ora 23:00, shumica e nënave në këtë orë vetëm i kanë sistemuar fëmijët e tyre dhe i kanë vendosur në gjumë. Për dalim prej shumë nënave, Vjoca Canaj në këtë orë është duke mbajtur takimin me policë, për t‘i ndarë detyrat që do t’i bëjnë gjatë natës së 21 dhjetorit 2020.


Jemi në ish-hotel Viktoria, i shndërruar në Stacion të Policisë-Jugu në Prishtinë, ku Vjosa së bashku me shumë kolegë janë dukë i bërë përgatitjet për një natë të gjatë që i pret, trasmeton IndeksOnline.


Kjo është sakrifica e punës e të qenurit polic, aq më shumë kur je femër, që e bën edhe më të vështirë, por që me vullnetin e Vjosës dhe shumë femra police, ofrimi i sigurisë, ruajta e rendit dhe qetësisë publike për qytetarët, e tejkalon secili vetën, duke bërë një balancë: “Se për këtë sakrificë personale është bërë një e mirë e përgjithshme”.

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është themeluar me Ligjin nr. 03/l-035, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si shërbim publik në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë të Punëve të Brendshme (MPB).
Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.


Vizioni

Të ofrojë për Kosovën një shërbim policor kompetent në të gjitha aspektet e prioriteteve strategjike të tij, të besuar nga populli i Kosovës dhe krenar për përformancën e tij.


Kategorizimi

Në vitin 2013 struktura gjinore në PK, në kategorinë e oficerëve të policisë ishte 12,53% femra dhe 87,47% meshkuj. Përveçse paraqet nivel jo të kënaqshëm, punësimi i femrave në këtë institucion ka probleme që lidhen me dorëheqjet e femrave nga PK.


Kështu, nga numri i përgjithshëm i policeve femra, rreth 33.26% e kanë lënë punën, kundrejt 14% të meshkujve.

12.53 % të oficerëve të policisë janë gra, ose 919 nga 7,331 e policëve oficere.
14.75% e stafit total të Policisë së Kosovës janë gra.


Afërsisht 10% e atyre që shërbejnë në Policinë e Kosovës mbajnë grada të larta ushtarake (një gjeneral, një kolonel, një komandant brigade dhe një kryetar operacionesh).


Vdekjet e policeve

Sabahate Tolaj ka vdekur në krye të detyrës më 24/11/2003.
Ljubica Janicevic, ka vdekur më 07.08.2020 nga COVID 19.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.