75 Mall Live Search
15:35 / E Diele, 03 Janar 2021 / Blerim

Lajm i dhimbshëm: Ndërroi jetë Nazlije Sherifi

Nazlije Sherifi ishte 19 vjeçarja nga Mitrovica për të cilën u mblodhën 200 mijë euro për transplantin e veshkës, por nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Iliri, me anë të një postimi përmes rrjetit social Facebook.

“Allahu e deshti per vete ngase ishte engjull nga dita qe lindi. ALLAHU tmeshiroft ne xhennet motra ime ???”, ka shkruar ai.