AAK zbulon brenda ditës tre kandidatë për deputetë

Partitë politike po bëhen gati për zgjedhjet që po vijnë, vendim ky i Gjykatës Kushtetuese, pasi shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.
Duket që AAK do të ketë fytyra të reja në listë, e një emër e ka bërë publik, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Daut Haradinaj.
Ky është statusi i tij:
Sami Cacaj, njëri ndër njerëzit më meritor të luftës dhe paqes, familje e nderuar e dëshmorit Nagip Cacaj.
Kandidatura për deputet e Sami Cacajt është vlerë e shtuar për AAK-në.
Na priftë e mbara Sami!
Haradinaj më herët gjithashtu ka zbuluar edhe dy emra të tjerë, po ashtu kandidat për deputet në AAK, janë këto, Fatmir Gashi nga Peja dhe Mentor Mushkolaj.
