75 Mall Live Search
22:22 / E Diele, 03 Janar 2021 / Blerim

“Shifrat e Covid-19 reale”, ekspertët i përgjigjen pretendimeve të Trump se numrat janë të mbishtuar

Dy zyrtarë të lartë shëndetësorë të SHBA, sot kundërshtuan një pretendim të Presidentit në largim, Donald Trump se të dhënat për rastet e COVID-19 dhe vdekjeve ishin raportuar më të larta seç janë në të vërtetë.

Anthony Fauci dhe Jerome Adams u shprehën optimistë, pasi ritmi i vaksinimeve po rritet.

“Vdekjet janë numra të vërtetë”, tha Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ndërsa shton se “spitalet e mbushura me pacientë të infektuar dhe punonjës të kujdesit shëndetësor të stresuar nuk janë të rremë. Kjo është e vërteta”.

Fauci dhe gjenerali kirurg amerikan Jerome Adams mbrojti saktësinë e të dhënave të koronavirusit të botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pasi Trump sulmoi metodat me të cilat agjencisë bënte kalukimet, raporton 

“Numri i rasteve dhe vdekjeve të koronavirusit është tepër i ekzagjeruar në Shtetet e Bashkuara për shkak të metodës qesharake të përcaktimit të @CDCgov krahasuar me vendet e tjera”, shkroi Trump në Twitter.

Donald Trump, një republikan i cili lë detyrën në 20 janar, pasi humbi një mandat të dytë përballë demokratit Joe Biden, shpesh ka minimizuar ashpërsinë e pandemisë. Ai gjithashtu ka përbuzur dhe injoruar rekomandimet federale për frenimin e përhapjes.

SHBA janë vendi më i goditur nga pandemia Covid-19. Që prej nisjes së saj ajo numëron 21,006,423 të infektuar dhe 359,589 viktima.