Rajoni i Prishtinës/ Për tri ditë policia gjobiti mbi 900 persona që nuk respektuan masat antiCovid

Drejtoria rajonale e policisë̈ -Prishtinë përveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave antiCOVID.
Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit, qoftë nga pakujdesia, qoftë nga neglizhenca.
“Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar 908 gjoba dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre”, ka thënë për IndeksOnlinen, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në policinë rajonale të Prishtinës.
“E kuptojmë se është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri-tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”.