Fshati Dejnë, kampion në dhurimin e gjakut, shënon 20 vjetorin

Njëri prej fshatrave që ka organiziminin më të mirë për dhurimin vullnetarë të gjakut, padyshim është fshati Dejnë nga komuna e Rahovecit.
Ata nesër me datë 05.01.2021, në 11:00, do të mbajnë aksionin e parë për këtë vit, që do të mbahet në fshatin Dejnë në Rahovec, për vitin e 20 me radhë.
Ky vit është jubilar sepse shënon 20 vjetorin e dhurimit vullnetar të gjakut nga banorët e fshatit Dejnë. Ky aktivitet humanitar që tani është shndërruar në ngjarje tradicionale kulturore të dhurimit të gjakut, është iniciuar nga Labinot Berisha, me 5 janar të vitit 2002 dhe nuk ka ndalur asnjëherë deri më tani.
Fshati Dejnë ka qenë fshati i parë në Kosovë, i cili ka organizuar aksionin e dhurimit vullnetarë të gjakut. Pas këtij organizimi, dhjetëra fshatra të Kosovës, duke e marrë si shembull fshatin Dejnë, kanë filluar organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut.
Aksioni do të fillojë nesër nga ora 11:00, në Shkollën Fillore “Rudolf Walther” në Dejnë të Rahovecit.
Deri më tani në këtë fshat janë dhuruar mbi 800 litra gjak.