75 Mall Live Search
22:08 / E Hënë, 04 Janar 2021 / Blerim

Pamje nga aksidenti tragjik në rrugën Arllat-Malishevë, veturat të bëra dysh

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orën 20:40 në rrugën Arllat-Malishevë.

Në këtë aksident sipas Policisë janë përfshirë 4 automjete, ndërsa nuk dihet për numrin e të lënduarve.

Lexuesit në adresë të IndeksOnline kanë dërguar imazhe nga kjo ngjarje tragjike, ku shihen veturat të ndara në dysh.