Rama tregon ambientet ku do të kryhet vaksinimi kundër COVID-19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë mëngjes ka publikuar pamjet e ambienteve ku do të kryhet vaksinimi kundër COVIDIT-19 në “Air Albania Stadium”.
Rama këto ambiente i ka quajtur si “salla e buzëqeshjes”.
“Nga salla e buzëqeshjes, aty ku nis vaksinimi antiCovid-19 dhe rinis një Shqipëri e re me më shumë besim tek e ardhmja një e Shqipërie që veç buzëqesh”, ka shkruar Rama.