Gratë e para shofere në metronë e Moskës

Metroja e Moskës ka punësuar shoferet e para femra, qëkur rregullat të cilat ndalonin gratë nga disa punë u hoqën vitin e kaluar.
Departamenti i transportit të qytetit përshëndeti “drejtueset e para femra të trenave elektrikë” të dielën, duke e cilësuar si një epokë të re.
Dymbëdhjetë gra u bashkuan me rrjetin në kryeqytetin rus, më 1 janar 2021.
Metroja e Moskës e kishte ndaluar punësimin e grave shofere në fillim të viteve 1980, pasi profesioni ishte shtuar në një listë të vendeve të punës të konsideruara të vështira fizikisht ose të rrezikshme për t’u ndërmarrë nga gratë.
Gjatë një deklarate të dielën, kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, dhe Departamenti i transportit të qytetit thanë se 12 nga 25 gratë që u bashkuan në rrjet kishin përfunduar trajnimin e tyre, kishin marrë leje dhe ishin gati të “merrnin pasagjerët e parë.”
Shoferet femra kanë mundësinë e zgjedhjes së uniformës në të cilën ndihen më rehat, në varësi të “asaj që është më e përshtatshme për ato për të drejtuar trenin – me fund apo pantallona”, shtoi deklarata.