Mbushet “Te Santea” me mbeturina, banorët përtojnë t’i hedhin ato në koshin e plehrave

Shpeshherë ankohemi se si qytetet tona nuk janë të pastra e nuk mirëmbahen nga organet kompetente, duke ua hedhur fajin për veprimet tona, raporton IndeksOnline.
Kjo pasi që qytetarët jo në pak raste janë treguar të papërgjegjshëm, duke hedhur mbeturina vend e pavend.
Të tilla janë edhe këto mbeturina që janë hedhur në lagjen “Dardania” te vendi i njohur si “Santea”.
Në fotografitë e ekspozuara nëpër rrjetet sociale, qytetarët ankohen se si mbeturina nuk hidhen nga qytetarët e papërgjegjshëm në vendin e tyre, në kosha plehrash, e kur është larg vetëm 20 metra nga vendi që janë hedhur.
Një pamje e tillë s’do koment më shumë.



