Kolona të gjata në hyrje të Prishtinës

Me gjithë zgjerimin e rrugëve që lidhin hyrje-daljet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, kolonat e veturave po vazhdojnë të jenë të gjata, sidomos për t’u futur në Prishtinë.
Në pamjet që ka realizuar IndeksOnline, shihet se në hyrje-daljet ka kolona të gjata, që po rrisnin pakënaqësitë e shoferëve për pritje të gjata.
Problemi kryesor që është duke i shkaktuar kolonat është te: “Rrethi i Flamurit”, që po e ka të vështirë përpirjen e veturave të shumta që vijnë nga rrugët magjistrale.



