Deputetja e LDK-së në Ferizaj: Shpërthimi na ka tronditur të gjithëve

Pas shpërthimit që ndodhi sot në qytetin e Ferizajt, ku u lënduan 42 persona nga shpërthimi i bombolës së gazit, ka reaguar deputetja e LDK-së nga ky qytet, Saranda Musliu.
Ja postimi i saj i plotë:
Shpërthimi që ndodhi në Ferizaj, na ka tronditur të gjithëve. Janë rreth 40 persona të lënduar për të cilët lutemi sonte bashkë.
U trondita nga ky lajm dhe uroj që nga kjo fatkeqësi të ketë sa më pak pasoja.
Shërim të shpejtë të lënduarve ?.
SM