Lazio pa Immobilen dhe Correan/ Koha që Muriqi të dëshmojë veten

Sulmuesi Ciro Immobile është në dyshim që të paraqitet të mërkurën ndaj Fiorentinës.
Lazio nuk mund të llogarisë në shërbimet e Joaquin Correa dhe Mohamed Fares që janë të lënduar.
Rrjedhimisht, trajneri Simone Inzaghi nuk do të ketë shumë opsione në fazën e sulmit.
Nga situatë mund të përfitojë Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline.
Sulmuesi kosovar ende nuk ka shënuar gol në Itali prej se u transferua në verë nga Fenerbahçe.
Pavarësisht kësaj, trajneri Simone Inzaghi ka shprehur mbështetje të plotë duke thënë se Lazio llogaritë në Muriqin për afat të gjatë.
/Indeksonline/