75 Mall Live Search
19:54 / E Martë, 05 Janar 2021 / A. A

Maicon rikthehet në Itali, nënshkruan me ekipin e Serie D

Katër vite pas largimit nga Serie A, Maicon e sheh vetën sërish në itali.

39 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me ekipin Sona, që bën gara në ligën e 4-të të Italisë.

Ish mbrojtësi i Interit e Romës, është mirëpritur nga Mario Balotelli.

Përmes rrjetit social Instagram, Balotelli i ka uruar mirëseradhje Maiconit në Itali. Sona është në zonën e Veronës afër liqenit como.

Qyteti ka rreth 18 mijë banorë.

/Indeksonline/