Kamenicasit të padiciplinuar, Policia s’e ndalë dorën

Sipas policisë për periudhën kohore 28.12.2020-04.01.2021, javën që lamë pas në Kamenicë janë shqiptuar gjithsej 55 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë sipas ligjit: LIGJI NR. 07/L-006 – PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
52 tiketa janë shqiptuar për mosmbajtjen e maskës, me gjobë prej 35 euro.-3 tiketa janë shqiptuar për organizimin e aktiviteteve publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, me gjobë 200 euro.