Përballja me Covid-19 | Si ishte viti 2020 për mjekët sportiv!

Bota po përballej me një krizë që nuk i kishte ndodhur shumë kohë më parë, pandemia Covid-19 mbylli çdo gjë.
E për ta luftuar atë u kujdesën stafi i mjekëve që padyshim janë edhe heronjt tanë, shkruan IndeksOnline
Po ashtu, pandemia preku edhe futbollin, ku klubeve i’u desht të respektonin rregullat strikte për të tejkaluar këtë situate e bashkë me ta edhe mjekët sportiv.
Por, si e kaluan mjekët Sportiv këtë gjendje pandemike, si i ofronin ata trajtim futbollisteve? IndeksOnline ka biseduar me dy nga ta.
Fjala është për Art Sopin, mjek në klubin e KF Llapit dhe Argjend Morinën, mjek sportiv në klubin e KF Istogut.
Sopi, fillimisht tregoi se si i kaloi ditët me pandemi, ai thotë se orari i ngjeshur i ndeshjeve me fillimin e kampionatit ia veshtirësoi atij punën tej mase.

“Fillimi i vitit 2020 mendohej të ishte i mbarë por gjërat filluan te vështirësohen në muajin Mars ku edhe u shfaq pandemia, Covid 19, ku sporti u ndal edhe për disa muaj gjërat filluan te vështirësohen për sportistët njëkohësisht edhe per ne si stafë mjekësorë”, tha fillmisht ai.
“Fillimi i aktiviteteve sportive ishte shumë i rënduar për shkak të pauzës se gjatë dhe orari shumë i ngjeshur i ndeshjeve kampionale të Superligës shkaktoj disa lëndime të rënda të disa lojtarë.
“Pauza e shkurtë dhe rifillimi i kampionatit në shtator të vitit 2020 dhe orari i ngjeshur, përsëri lëndimet ishin të paevitushme ku gjatë një jave zhvilloheshin tri ndeshje zyrtare ku ngarkesa e tepërt e lojtarëve sillte lëndimet një pas një”, u shpreh mjeku i Llapit.
Sopi tregoi se si është gjendja në klubin e Llapit dhe se sa janë të gatshëm ata të kryen ekzaminimet mjekësore në qendrën e skuadrës.
“Ne si stafë mjekësorë i klubit futbollistik Llapi falë kryesisë ne krye me Presidentin, Beqir Batatina, Nënkryetarin Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina, si dhe Shefin e shtabit teknik Tahir Batatina kemi kushte maksimale për trajtimin e lëndimeve për futbollistët tanë. Ne jemi prezent gjithmonë në seancat stërvitore për trajtimin e futbollistëve ne bazë të kërkesave të tyre.
Ai gjithashtu tregoi se cili ishte momenti më i mirë për të gjatë kësaj kohe.
“Moment për tu veçuar ne vitin 2020 ishte faza e fundit rehabilituese para rikthimit në ndeshje zyrtare me futbollistin e mirënjohur, Bujar Idrizi pas dëmtimit te ligamentit ACL të gjurit apo ligamentit kryqëzor”, përfundoi Sopi.
Por, si i kaloi ditët me Covid-19, mjeku i klubit të KF Istogut, Argjend Morina? Ai tregon se sa e vështirë ishte pjesa me luftën ndaj Covid-19, si dhe përmendi rastin më interesant që i kishte ndodhur në një ndeshje futbolli.

“Natyrishte qe ishte e vështirë me të gjithë ato masat mbrojtëse që i aplikuam ndaj Covid-19. Gjatë pandemisë punohej me orar të shkurtuar si dhe me mjete mbrojtëse”, tha fillimisht Morina.
Ndërsa, ai foli edhe se cilat lëndimet mund të trajtohen në qendrën e mjekësisë së KF Istogut.
“Po sa i përket lëndimeve sportive të gjitha i trajtojm qe janë me natyre fizioterapeutike. Në përgjithsi ato lëndime që kanë nevoj për ndëryhrje kirurgjike nuk mund t’i trajtojmë”.
Por, ai nuk lë pa përmendur edhe një rast interesant, ku i’u desht të hynte në fushë për të trajtur një futbollist që kishte simuluar për të fituar penallti.
“Momentet interesante kanë qenë, kur futbollistët kanë simuluar ndonjërherë kinse janë të lënduar për të fituar penalltia”, përfundoi ai.
Pa mjekë është e vështirë që një kampionat në futboll apo edhe sportet e tjera të rezultoi i suksesshëm./IndeksOnline/