75 Mall Live Search
20:48 / E Martë, 05 Janar 2021 / Blerim

Aliu: Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rëndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në Turqi

Agim Aliu, ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rëndë, t’ua lehtësojnë procedurën për shërim në Republikën e Turqisë sipas rekomandimeve të mjekëve, pas vendosjes së kontakteve nga Komuna e Ferizajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës dhe kërkesës së tyre pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë.

“Zemërthyer e të tronditur jemi sot, jo vetëm ne ferizajasit, nga vala e zjarrit e shpërthimi i fuqishëm që lëndoi dhjetëra qytetarë.

Ferizaj do ta kapërcej edhe këtë plagë që nisi vitin. Të gjithë jemi me lutjet tona për shërimin e të lënduarve dhe pranë familjeve të tyre.

I jashtëzakonshëm ishte edhe reagimi i mjekëve e infermierëve ferizajas dhe stafit teknik nga komunat fqinje, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, solidarizimi i bizneseve me këtë fatkeqësi e qytetarëve të rastit që me reagimin e shpejtë, parandaluan zgjerimin e tragjedisë”, ka shkruar ai në FB.

Ndërsa në fund u ka uruar shërim të shpejtë të të lënduarve nga kjo ngjarje e rëndë./Indeksonline