75 Mall Live Search
21:19 / E Martë, 05 Janar 2021 / C E

Zbulohen emrat e tre futbollistëve që po kërkohen nga Barcelona

Barcelona po mendon për merkaton dhe ka pikasur 3 lojtarët që do të afrojë.

Trajneri Ronald Koeman ka dhënë miratimin e tij dhe janë dy futbollistë që i njeh mirë dhe një dëshirë e madhe e klubit spanjoll.

Mesfushori Georginio Wijnaldum është emri i parë që kërkohet me ngulm nga numri një i stolit. 30-vjeçari nuk ka firmosur ende rinovimin me ekipin e “Redsave” dhe dëshiron të provojë një aventurë të re.

Emri tjetër që përflitet për kalimin te skuadra katalanase është Memphis Depay. 26- vjeçari do prej kohësh të largohet, por në verë nuk u arrit një marrëveshje e tillë për shkak të problemeve ekonomike.

Nuk mund të mungonte në këtë listë dhe Eric Garcia. Një dashuri e madhe për drejtuesit e klubit, pasi shohin tek ai Piquen e ri. Garcia nuk ka rinovuar me Manchester Cityn.