Policia e Inspektorati mbyllin një lokal në Rugovë, shkak zbatimi i masave anticovid

Policia e Kosovës sot ka mbyllur një lokal në Rugovë.
Së bashku me Inspektoratin sanitar, Policia ka vendosur vendimin në derë të lokalit më mbishkrimin “Ndalohet Përkohësisht Veprimtaria”, shkruan IndeksOnline.
Kjo siç duket erdhi për shkak të zbatimit të masave anticovid.

Ditëve të fundit një numër i madh i qytetarëve janë grumbulluar në Rugovë e Brezovicë për të shijuar skijimin.
Si pasojë e tubimeve të mëdha, Policia së bashku me Inspektoratin po ndërmarrin aksione të shpeshta të tilla për të parandaluar përhapjen e Covid19./IndeksOnline/
