75 Mall Live Search
22:50 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Zemaj viziton të lënduarit në Ferizaj: Të bëjmë çmos që mos t’i rrezikohet jeta e asnjërit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Spitalin e Ferizajt ku po trajtohen disa nga pacientët e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant të këtij qyteti.

Ai ka thënë se bashkë me kryetarin e Ferizajt Agim Aliun kanë diskutuar për të gjithë mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që t’u dalin në ndihmë të lënduarve.

“Spitali i Ferizajt, emergjenca e qytetit, policia, zjarrfikësit dhe qytetarët, kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdesjes ndaj dhjetëra të plagosurve pas eksplodimit të gazit në Ferizaj”.

“Ky trajtim në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Emergjente në QKUK, ndaj qytetarëve të lënduar deri më tani është në nivelin maksimal. Së bashku me kryetarin Agim Aliun, kemi diskutuar për të gjitha mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që gjendja e secilit qytetar të jetë në nivelin e duhur dhe të bëjmë çmos që të mos rrezikohet jeta e asnjë qytetari të lënduar sot në Ferizaj. Do të jemi pranë të gjithë pacientëve të lënduar dhe ju urojmë shërim të shpejtë!”.

Disa nga të lënduarit më rëndë po trajtohen në QKUK në Prishtinë.