75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

IKShPK-ja, e gatshëm për fillimin e vaksinimit të qytetarëve kundër Covid-19

Drejtori i Instituti Kombëtar  të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK),  Naser Ramadani ka thënë se janë të gatshëm që të  bëjnë vaksinimin e  popullatës kundër Covidit-19.

Ramadani në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Zemaj, tha do të arrijnë të vaksinojnë 20 mijë qytetarë në ditë.

“Në Kosovë ne e kemi një traditë të zgjeruar për programin e imunizimit, dhe ne e kemi ndërtuar strategjinë dhe  mund ta zbatojmë. Ne kemi bërë përgatitjen e thirrjen e personave në termine të caktuara dhe secili person do të pajisjet me kartelën e imunizimit”, tha ai.