75 Mall Live Search
16:06 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Kryetarja e KQZ-së takohet me komandantin e KFOR-it

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.

Fillimisht kryetarja Daka i uroi Federici për angazhimin e tij në Kosovë dhe e informoi atë për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it shprehu mbështetje për punën e KQZ-së, ndërsa i dhuroi kryetares së KQZ-së një dhuratë simbolike.