75 Mall Live Search
17:09 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / A. A

Zyrtare: Ramadani vishet ‘kuqezi’, nënshkruan me Drenicën

Behar Ramadani është transferuar nga Vllaznia e Shkodrës te Drenica në Kosovë.

Ai luan në pozitën e mesfushorit defensiv dhe shihet si zëvendësim i Diar Miftarajt, që u largua drejt Ballkanit.

Ramadani ka nënshkruar kontratën me Drenicën deri në përfundim të këtij edicioni.

Ky është përforcimi i parë i “kuqezinjve” në afatin kalimtar të janarit.

/Indeksonline/