75 Mall Live Search
18:59 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / A. A

Ballkani fillon përgatitjet e sezonit pranveror në Durrës

Ekipi i Ballkanit ka zhvilluar sot seancën stërvitore në Durrës.

Trajneri Bledi Shkëmbi ka vendosur që për dy javë, futbollistët t’i zhvillojnë ushtrimet në qytetin bregdetar të Shqipërisë, për shkak të kushteve dhe klimës më të përshtatshme.

Pjesa e dytë e sezonit 2020/21 në Superligë fillon muajin e ardhshëm dhe Ballkani synon titullin e kampionit.

Vitin 2020 e mbylli në vendin e 2-të në tabelë me 3 pikë më pak se lideri Drita.

/Indeksonline/