Mbështetën fitoren e Biden, Trump urdhëron klasifikimin e “Antifa” si grup terrorist

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump i ka drejtuar një letër Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo ku i kërkon që të klasifikojë grupin që mbështetën fitoren e Joe Biden në zgjedhje “Antifa” si grup terrorist. Në letrën e tij, Trump shkruan se Antifa ka qenë përgjegjëse për trazirat e shkaktuara në Luisville, Kentucky dhe Portland.
Trump kërkon që të kufizojë të gjitha lëvizjet e çdo personi që është i lidhur me grupin Antifa. Urdhëri i Trump ka ardhur pas protestës të demokratëve në Washington për të pohuar votimin e Kolegjit Zgjedhor.
Protestuesit demokratë janë përleshur me radikalistët republikanë ditën e djeshme në Washington. Në lidhje me këtë përleshje Trump ka reaguar në Twitter ku ka mbështetur protestuesit e tij që brohorisnin “Fu*k Antifa”.