Zhvillime dramatike në US Capitol, në prag të betimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden

Një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump kanë hyrë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.
Ndërkohë që presidenti Trump, në një koment në Twitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.


