75 Mall Live Search
23:38 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Dua: Protestuesit pro Trumpit janë terroristë

Situata në SHBA ka dalë jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trumpit sulmuan ndërtesën e Kapitolit.

Dua Lipa ka reaguar  me postime në rrjete sociale me kritika drejtuar ish- presidentit amerikan.

Ajo i quan terroristë protestuesit që kanë shkaktuar trazira, duke u lënduar një numër personash, madje edhe policinë.

Ndryshe, mbështetësit e Donald Trumpit hynë në ndërtesën e Kongresit, që u detyrua të ndërpriste urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.