75 Mall Live Search
23:40 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Pamje/ Një shtëpi përfshihet tërësisht nga zjarri në Prishtinë

Një shtëpi është përfshirë mbrëmjen e sontme nga zjarri në Prishtinë.


Rasti ka ndodhur në rrugën ’27 Nëntori’ në Kodrën e Trimave.


IndeksOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet shtëpië duke i djegur tërësisht.


Në vend të ngjarjes janë edhe zjarrfikësit, derisa s’dihet nëse ka të lënduar.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.


Në një përgjigje për IndeksOnline, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë, ka thënë se në orën 22:07 kanë pranuar informatën se është duke u djegur një shtëpi dhe se njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vend të ngjarjes. Ndërsa detajet e tjera do të bëhen të ditura pas raportimeve shtesë.