Rama injoron komentet për Erdoganin, e nis ditën si zakonisht

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i injorojë komentet që shpërthyen dje për të dhe Erdoganin, ndërsa e ka nisur mëngjesin me një postim të zakonshëm.
Ai ka njoftuar se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen një pjesë e logjistikës së tyre ndër vite.
Rama thotë se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara, që shiteshin për skrap nga ata që kreu i Qeverisë i quan vandalë.
“Mirëmëngjesi shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metra katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë…
Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët pa dyshim”, shkruan Rama.