Tentim vrasja në Kaçanik, arrestohen pas dy javësh të dyshuarit

Policia në Kaçanik ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Rasti ka ndodhur në “Lagjen e re” në Kaçanik, mbrëmjen e 19 dhjetorit të vitit 2020, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën e 6 janarit, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.
“Lagjja e re”, Kaçanik 19.12.2020 – 21:10. Pas një pune hetimore sot më 06.01.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: “Vrasje në tentativë”, ka bërë të ditur policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.