Haradinaj-Stublla: Kosova e fortë vetëm me Ramushin President dhe Komandant të Ushtrisë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se ka ardhur koha që Kosova të ketë president të dinjitetshëm siç është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj-Stublla ka thënë se ka ardhur koha që Ramush Haradinaj të jetë komandant i Ushtrisë së Kosovës.
“Ka ardhur koha që Kosova të ketë president të dinjitetshëm, që unifikon faktorin politik në tema nacionale e strategjike, para së gjithash përballë Serbisë! Ka ardhur koha që Kosova të ketë president të besueshëm për ne, e të papërshtatshëm për kundërshtarët e Kosovës. Ka ardhur koha për Ramush Haradinajn president i Republikës së Kosovës dhe komandant i ushtrisë së saj, si e vetmja garanci për një Kosovë të fortë e të qëndrueshme për sot e nesër”, ka thënë Haradinaj-Stublla.