Deputeti i LVV-së mbështetë Labin, tubimi i parave për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dimal Basha ka mbështetur organizmin e Labinot Tahirit për tubimin e parave për dy personat që u lënduan nga shpërthimi në Ferizaj.
Ai ka thënë se një prej formave ku mund të ndihmoni është tenda në shesh që Labinot Tahiri ka organizuar në Ferizaj.

Postimi i plotë:
Te dashur qytetarë,
Në aksidentin e ndodhur qytetin tonë kanë pësuar shumë qytetarë, mirëpo katër prej tyre janë me lëndime të rënda.
Dy prej tyre vetëm kanë arritur të dërgohen në Turqi për trajtim dhe sipas informatave qeveria turke ka mbuluat shpenzimet për ta, kurse tani janë edhe dy tjerë Enver Xhokli dhe Fidan Gashi që po presin të dërgohen sa më shpejtë, mirëpo nevojitet ndihma jonë financiare që t’ua mundësojmë edhe atyre trajtimin.
Një prej formave ku mund të ndihmoni është tenda në shesh që Labinot Tahiri ka organizuar në Ferizaj, por mund të dhuroni edhe në xhirollogarinë e fondacionit të tij “Fondacioni Humanitar Labinot Tahiri.”
Faleminderit dhe urojmë që të gjithë të shërohen dhe t’i kthehen familjeve sa më shpejtë.

