Itali: 414 viktima dhe mbi 18 mijë të infektuar nga COVID 19

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 414 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë që rastet e reja kanë kapur shifrën e 18020 personave nga 121,275 testime që janë bërë në 24 orët e fundit. Shkalla e pozitivitetit ditën e sotme është rritur në 14.9% (+ 3.5% krahasuar me ditën e mërkurën).
Me 414 viktimat që u regjistruan sot, numri total i fataliteteve ka shkuar në 77,291 që nga fillimi i pandemisë. Në raportin ditor të publikuar sot evidentohet fakti se shtrimet në spital u rritën me 117 persona. Në pavijonet e spitaleve janë 23,291 pacientë.