75 Mall Live Search
19:11 / E Enjte, 07 Janar 2021 / Blerim

Ish-ministri i Shëndetësisë: Jam i gatshëm ta marr vaksinën anti-COVID para mediumeve

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj para dy ditësh ka thënë se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina antiCOVID nga “Pfizer”-i e të cilat do të jepen falas për qytetarët.

Ndërsa, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB,  ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh këshilltar i kryeministrit në detyrë, ka thënë se është i gatshëm që para mediave ta marrë vaksinën antiCOVID, transmeton IndeksOnline.

Alush Gashi, madje ka publikuar një fotografi, ku tregon se si në vitin 2009 gjatë gripit të derrit AH1N1 ishte vaksinuar.

Ky është postimi i Gashit (pa ndërhyrje)

Ne vitin 2009, gjate kohes se gripit te derrit AH1N1, pas nje pune intensive se bashku me ekipin tim ne Ministri te Shendetesise ne bashkepunim me partneret nderkombetare, patem artitur qe ne kohe te shpejte ta sjellim vaksinen kunder ketij gripi.

Per te ngritur besimin tek publiku mbi vaksinen dhe efektet e saj, pata vendosur qe te vaksinohem i pari ne Republike dhe ate ta beje live para mediumeve.

Nese eshte nevoja, jam i gatshem qe edhe vaksinen kunder covid-19 ta marr serish para mediumeve.

Se bashku, do te ja dalim.

Fotot e vitit 2009 gjate vaksinimit se bashku me drejtorin e zyres te OBSH per Kosove, Skender Syla, dhe bashkepunetorin tim Dr. Faik Hoti

.