16 mjekët kosovarë që vdiqën si pasojë e COVID-19 në vitin 2020

Viti 2020 do të mbetet në historinë e njerëzimit, për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërsa kjo betejë vazhdon edhe në këtë fillimvit, me shpresën që vaksinimi të tregojë rezultate.
Por, heronjtë e kësaj lufte, pa dyshim mbetën punonjësit shëndetësorë, të cilët janë më të rrezikuarit, për shkak të kontaktit të drejtëpërdrejtë me të infektuarit.
Vitin që lamë pas, në Kosovë, u infektuan mbi 3.300 punëtorë shëndëtësorë, ndërsa vdiqën 16 mjekë.
Oda e Mjekëve e Kosovës, për IndeksOnline, ka treguar edhe emrat e të gjithë mjekëve që s’i bën ballë virusit COVID-19.
“Deri më 28 dhjetor janë infektuar me COVID-19 mbi 3.300 punëtorë shëndetësor, ku 1142 prej tyre janë mjekë. 16 mjekë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, të cilët kanë qenë aktivë në dhënien e shërbimeve shëndetësore.
Emrat e tyre janë si mëposhtë:
· Dr. Fadil Zuka
· Dr. Ali Tolaj
· Dr. Sylejman Rexhepi
· Dr. Lulzim Kolgjeraj
· Dr. Kujtim Zarari
· Dr. Feti Hetemi
· Dr. Burim Krasniqi
· Dr. Minafir Beshiri
· Dr. Safet Idrizi
· Dr. Sedat Hoti
· Dr. Zenel Kabashi
· Dr. Gëzim Berisha
· Dr. Nijazi Ahmeti
· Dr. Nexhip Berisha
· Dr. Afrim Tasholli
· Dr. Sylejman Dulla
Ndryshe, më 30 korrik Këshilli drejtues i OMK-së ka marrë vendimin që të dhurohen mjetet financiare të dedikuara për familjet e mjekëve që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, në shumë prej 1.000.00 € për secilën familje, me të cilët Oda e Mjekëve është në kontakt të vazhdueshëm.
Gjithashtu me iniciativë të Odës së Mjekëve të Kosovës me mbështetjen e odave të tjera të profesionistëve shëndetësorë është marrë iniciativa për ngritjen e obeliskut kushtuar punëtorëve shëndetësorë për punën dhe angazhimin e tyre gjatë pandemisë./IndeksOnline